quarta-feira, fevereiro 23, 2005

Poema

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

CHORUS
Prej lufte veç ay largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikësohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.

Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.

CHORUS
Se Zoti vetë e tha më gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhč,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.